Stambolli, dy persona hapin zjarr në një restorant

399
Sigal

Një sulm me armë zjarri
ka ndodhur pasditen e sotme në një restorant të Stambollit, në Turqi.

Sipas informacioneve që
përcjell ‘hurriyet.com’, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në
rrugën ‘Balat’. Raportohet se dy persona që ishin në një automjet kanë qëlluar
në drejtim të restorantit.

Për pasojë plumbat kanë
prekur një grua dhe një burrë. Fill pas kësaj atentatorët janë larguar me
shpejtësi nga vendngjarja. Ndërkohë, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në
spital.

Ndërsa policia e cila
ndodhet në vendin e ngjarjes po heton në lidhje me identifikimin dhe kapjen e
autorëve. Ngjarja vjen pak ditë pas sulmit terrorist gjatë ndërrimit të viteve,
kur në një person hapi zjarr ndaj njerëzve në një klub nate dhe për pasojë
humbën jetën 39 persona si dhe u plagosën disa të tjerë.