Stamboll, sulmi terrorist, PDIU: Askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve

425
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet me anë të një deklarate drejtuar mediave ka dënuar aktin terrorist në qendër të Stambollit, ku humbën jetën 11 persona. PDIU theksoi se ‘Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve’.
“PDIU dënon ashpërsisht aktet terroriste që morën jetë të pafajshmish në Stamboll. Parisi dje e Stambolli sot vërtetojnë se askush nuk ka imunitet ndaj ekstremistëve. Ndaj, lufta kundër terrorizmit kërkon sot bashkëpunimin e mbarë botës së qytetëruar. PDIU qëndron pranë popullit mik turk në këto çaste të vështira.”, citohet në reagim.
Sigal