Stamboll: Protestë për shkak të arrestimit të dy gazetarëve

538
Më shumë se një mijë demonstrues janë mbledhur në Stamboll në shenjë proteste për shkak të arrestimit të dy gazetarëve që janë akuzuar për spiunim. Demonstruesit janë mbledhur para selisë së gazetës “Cumhuriet” në Stamboll që të shprehin pakënaqësitë për shkak të arrestimit të gazetarëve të kësaj gazete. Demonstruesit në mesin e të cilëve kanë qenë gazetarë dhe deputetë nga partitë opozitare, kanë brohoritur “Taip hajn”, “Taip vrasës” duke aluduar nga presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Gjykata në Stamboll ka akuzuar për spiunim kryeredaktorin e gazetës “Cumhuriet” Xhan Dundar dhe shefin e redaksisë në Ankara Erdem Gyl pasi që kanë shkruar artikull se si shërbimet sekrete turke kanë dërguar armë kryengritësve islamikë në Siri. Dundar dhe Gyl rrezikojnë të dënohen përjetësisht nëse vërtetohet se janë fajtorë, ka shkruar BBC.
Gazetarët akuzohen për spiunim dhe ofrim të ndihmës lëvizjes së Fetullah Gulen që më herët ka qenë i afërt me Erdoganin por Qeveria atë Lëvizje e vlerësojnë si organizatë terroriste. Grupet që luftojnë për lirinë e mediave kanë kritikuar ashpër akuzat kundër dy gazetarëve turq. Bashkimi Evropian, OSBE dhe ambasada e SHBA-ve në Ankara kanë shprehur brengosje për shkak të ngritjes së kësaj akuze.
Sigal