‘Srpska’ rishikon pozicionin në parlament e pavarësinë e Kosovës

477
Sigal

PRISHTINE – Marrëveshja e koaliconit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma me Vetëvendosjen duket se i ka prishur punë Bllokut. Lista Serbe ‘Srpska’, përveç lidhjeve të forta me Serbinë, nuk njeh as pavarësinë e Kosovës, ndaj një marrëveshje me Vetëvendosjen ka çuar në rishikimin e pozicionit të saj politik. Mediat kosovare kanë cituar burime nga Liste Serbe ‘Srpska’ se pas marrëveshjes së të mërkurës, përfaqësues të partisë serbe që kanë 9 deputetë në Kuvend kishin kërkuar të konsultoheshin me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk ndodhet aktualisht në vend. Pas kësaj, ata kanë kërkuar një shtyrje të senacës për të patur mundësi konsultimi. Gjithsesi, edhe nëse Lista Serbe ‘Srpska’ del në krah të PDK-së, një përllogaritje e thjeshtë matematikore nuk i ngre peshë PDK-së, e cila me gjithë subjektet e tjera parlamentare numëron 57 deputetë në Kuvend. Ndërsa Blloku përbën shumicë me 63 deputëtë gjithësej.