Sri Lanka/ Tre fëmijë të miliarderit të Asos vriten nga bombat

581
Sigal

Njeriu më i pasur i Danimarkës tha se tre nga katër fëmijët e tij u vranë në sulmet terroriste në Sri Lanka. Katër fëmijët e Anders Holch Povlsen ishin për vizitë në Sri Lanka për Pashkë.

Miliarderi është pronari më i madh i Asos dhe pronar i madh tokash në Skoci.

Vetëm disa ditë para sulmeve shkatërruese, një nga fëmijët e Povlsen, Alma, publikoi një foto të tre motrave dhe vëllezërve të saj, Astrid, Agnes dhe Alfred pranë pishinës. Por nuk dihet akoma se cilët nga fëmijët kanë vdekur. Povlsen, 46 vjeç, është martuar me Anne Storm Pedersen