Spitali psikiatrik në Rusi përfshihet nga flakët, 23 persona të vdekur

460
Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur nga zjarri në një spital psikiatrik në rajonin qendror të Rusisë, Voronezh. Ndërtesa e spitalit u shkatërrua plotësisht nga zjarri i cili ra mbrëmjen e së shtunës më 12 dhjetor 2015, ndërkohë raportohet se po hetohet se kush mund të ketë qenë shkaku i rënies së zjarrit. Punonjës të spitalit deklaruan se brenda në ndërtesë ndodheshin rreth 70 pacientë, së bashku me të paktën 4 persona të personelit mjekësor.

Ndërtesa u shemb pasi flakët e zjarrit pushtuan një sipërfaqe prej 600 metra katrorë. Nga 70 pacientë vetëm 57 prej tyre mundën të evakuoheshin, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës që ishin në vendngjarje. Spitali neurologjik gjendet në fshatin Alferovka, dhe u shërben rreth 700 pacientëve. Autoritetet vendase besojnë se shkak për ngjarjen mund të jetë bërë një defekt në sistemin elektrik. “Mes pistave të mundshme të ngjarjes, ne po marrim në konsideratë edhe mundësinë e pakujdesisë nga ana e personelit”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Emergjencave për “Ria Novosti”.
Sigal