Ballina Bota dhe Rajoni Spanjë/Shembet skena e koncertit, mbi 250 vetë të plagosur

Spanjë/Shembet skena e koncertit, mbi 250 vetë të plagosur

598
Sigal

Mbi 250 vetë janë plagosur në një festival muzikor në Spanjë, në qytetin verilindor të Vigo, pasi një pjesë e drunjtë e platformës ku qëndronin pushuesit u shemb.

BBC ka raportuar se  pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa policia konfirmoi se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Disa prej personave ranë në det, një pjesë e madhe e të cilëve ishin adoleshentë. Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.

Për të ndihmuar shkuan edhe zhytësit, të cilët kontrolluan në det se nuk kishte asnjë person të bllokuar nën strukturë.