Spanjë, rezultat befasues i së majtës ekstreme “Podemos”

482
Partia Popullore, e kryeministrit Mariano Rajoy mund të marrë 26,6 për qind të votave në zgjedhjet e sotme parlamentare që po zhvillohen në Spanjë, përpara së majtës ekstreme të “Podemos”-it, që ka marrë 21,5 për qind të tyre duke dalë para Partisë Socialiste Spanjolle, PSOE, që ka marrë 20,1 për qind, sipas sondazheve në ndërkohë që procesi i votimit nuk ka përfunduar ende.

Lëvizja “Ciudadanos” ka marrë deri tani 15 për qind të votave. Sipas kompanisë së sondazheve, Gesop, PP-ja mund të marrë 112-116 vende nga 315 në parlament, “Podemos”-i 80-84 vende, PSOE 76-80 dhe “Ciudadanos” 45-49 vende. Ndërkohë, pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00 ishte më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2011.
Sigal