Spanjë, Rajoy kërkon fillimin e një procesi dialogu me partitë

430
Kreu i qeverisë konservatore spanjolle, Mariano Rajoy ofroi sot dialog për partitë e gatshme për të mbrojtur unitetin e Spanjës dhe vendin e saj në Evropë në kuadër të formimit të një qeverie.
“Spanja nuk mund të lejojë një epokë pasigurie politike”, deklaroi Mariano Rajoy. Partia Popullore e tij, e para në zgjedhjet legjislative të djeshme, ka një mandat dhe përgjegjësinë për të nisur një proces të dialogut”, theksoi ai duke shtuar se do të shtrinte dorën për formacionet që mbrojnë unitetin e Spanjës, rendin kushtetues dhe angazhimet evropiane.
Sigal