Spanjë/ Plantacion me kanabis, arrestohen 3 shqiptarë, mes tyre 1 grua

531
Sigal

Policia spanjolle arrestoi tre shqiptarë (dy burra dhe një grua) pasi iu gjetën në vilën me qera në Valencia 885 bimë kanabis dhe 1040 fidanë. Të arrestuarit i përkasin moshës 24-30 vjeç. Ata janë të dyshuar për krime të mëparshme në Spanjë.

Ata kishin marrë me qera një vilë dhe e kishin kthyer në plantacion kanabisi, ku kultivonin e rrisnin për ta shitur. Tre shqiptarët kishin siguruar karta identiteti italiane të rreme që të mos gjurmoheshin nga policia spanjolle.

Si rezultat i hetimeve, agjentët hynë në vilë dhe arrestuan në flagrancë tre autorët, të cilët do të dalin para gjykatës, ku do të dënohen për veprën penale kultivim dhe shitje narkotikësh.