Spanjë, parlamenti katalanas përgatit shpalljen e pavarësisë

545
Parlamenti rajonal i Katalonjës autorizoi sot votimin e një rezolute të përfolur që do të fillojë ndarjen e këtij rajoni spanjoll, pavarësisht kritikave të opozitës, që konteston ligjshmërinë e tij. 

Indipendentistët, që kanë maxhorancën absolute në parlamentin e këtij rajoni prej 7,5 milionë banorë në veriperëndim të Spanjës, paraqitën javën e kaluar këtë rezolutë, që është etapa e parë drejt deklaratës së njëanshme të një republike të Katalonjës në vitin 2017. Opozita nga ana tjetër kërkoi në parlament, i dominuar nga indipendetistët, që ky tekst, që ajo e konsideron jo ligjor, të mos hidhet në votim.
Sigal