Spanjë/ Një tjetër person gjendet i vdekur brenda një pusi pas 2-vjeçarit Julen

471
Sigal

Pas 2-vjeçarit Julen Rosello, i cili u gjend i vdekur pas 13 ditësh kërkime brenda një pusi, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur sërish në Spanjë.

Trupi i një 45-vjeçari është gjetur i vdekur në fund të një pusi. Personi i paidentifikuar, ishte nisur për një shëtitje rreth orës 12 së bashku me qenin e tij. Ata kishin shkuar në kodrat e Villanueva del Trabuco në Malaga, në Spanjën jugore.

Menjëherë pas ngritjes së alarmit, personeli i kërkim shpëtimit u dërgua në kërkim të tij, përfshirë këtu edhe ekipet e specializuara të shpëtimit malor.

ABC Spain raporton se burri është gjetur i vdekur duke lundruar në ujë, në një pus të thellë tre metra, rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së hënë.

Ende pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.

Para rastit tragjik të 2-vjeçarit, trupi i të cilit u gjet pas një operacioni shpëtimi 13-ditor, autoritetet vendore kishin paralajmëruar në mënyrë të përsëritur qytetarët që të vëzhgonin dhe të njoftonin për çdo pus të paligjshëm.