Spanjë, mbahen zgjedhjet lokale 35 milionë votues të regjistruar

465
Ka filluar sot procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Spanjë. 35 milionë votues të regjistruar në vend do të votojnë për njësitë vendore, si dhe drejtuesit për 13 qeveritë rajonale dhe Këshillat e qyteteve Ceuta dhe Melilla të cilat ndodhen në territoret e Marokut, por të cilat janë të lidhura me Spanjën, raporton Anadolu Agency (AA) .
Pablo Iglesias, lideri i Partisë Podemos që është krijuar në janar të 2014 si një zgjatje e lëvizjes popullore që doli në pah për shkak të krizës ekonomike dhe e cila merr pjesë për herë të parë në zgjedhjet lokale ka votuar e tij në shkollën “Tirso de Molina”, që ndodhet në rajonin Vallecas të Madridit.
Iglesias, në një deklaratë tha se “Sot është një ditë emocionuese dhe shumë e rëndësishme për vendin tim. Zgjedhjet e sotme do të jenë themelore për ndryshimin që do të nisë në Spanjë. Zgjedhjet lokale janë të ndryshme nga ato të përgjithshmet, por në të njëjtën kohë do të jenë një pjesë e periudhës së ndryshimit. Që nga nata e sotme bashkitë, vendet vetëqeverisëse do të ndryshojnë dhe do të nisë një ndryshim për Spanjën i cili do të përcaktohet nga qytetarët tanë”.
Ndërsa kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy pasi ka votuar u shpreh se “sot një gjë të vetme do ti them spanjollëve, të votojnë. Sepse çdo votë është kuptimplotë dhe e rëndësishme. Uroj që dita e sotme të përfundojë pa probleme, lehtë dhe në një mënyrë të civilizuar”.
Procesi i votimit do të përfundojë në orën 20.00, sipas kohës lokale 
Sigal