Spanjë/ Fund i dhimbshëm: Gjendet trupi pa jetë i vogëlushit, përfundon operacioni i jashtëzakonshëm humanitar

661
Sigal

Ekipet e shpëtimit në Spanjë arritën të nxjerrin pas mesnate, trupin e foshnjes Julen Rosello, i  cili u përpi nga një vrimë e thellë 100 metra më 13 janar 2019 ndërsa ishte duke shëtitur me prindërit e tij.

Përpjekjet  e mëdha të ekipeve të shpëtimit në Spanjë nuk qenë të frytshme për ta nxjerrë gjallë fëmijën, por ato u karakterizuan nga kurajua e pashoqe, nga besimi dhe nga humanizmi më i lartë i mëse 300 punëtorëve dhe minatorëve, që bënë të mundur që  fëmija të mund të prehet në një varr dhe ku prindërit e tij të mund ta qajnë. Ashtu siç  inxhinjerët dhe punëtorët që kryen punimet e vështira u shprehën, ky ishte një operacion i inxhinjerisë civile për shkaqe humanitare.

Pas gjetjes së trupit pa jetë të Julen, një ekip i Gardës Civile shkoi në shtëpinë në Totalan, ku qenë vendosur prindërit e fëmijës, Victoria Garcia dhe Jose Rosello gjatë këtyre ditëve të hidhërimit, ankthit e pritjes si dhe të afërmit që u vinin nga të gjitha anët.

Një makinë patrullimi e Gardës Civile, me dritat e sirenave që përskuqnin natën, mbërriti para portës, e depërtoi lajmin e hidhur brenda dhe tërhoqi vëmendjen e rreth 40 personave që po qendronin pranë prindërve të Julen, për t’i mbështetur ata.

Të gjithë këta u rreshtuan para shtëpisë në heshtje dhe, pasi delegacioni i Qeverisë konfirmoi vdekjen e fëmijës, disa klithma erdhën nga shtëpia e pastaj, përqafime….ndërkohë që përhapej lajmi aq i trishtë, se fëmija ishte gjetur.

Julen, djali 2-vjeçar, që ra në një vrimë të thellë 100 metra në Totalan, Malaga, më 13 janar, u gjet i vdekur në orët e para të së shtunës, në 1:25 pas 13 ditësh kërkimi intensiv nën tokë.

Shërbimet e Emergjencës vunë në lëvizje trupën gjyqësore, që do të hetojë çështjen dhe njoftuan sipas protokollit, prindërit e fëmijës: “Në 1:25 të së shtunës, ekipet e shpëtimit kanë arritur në zgavrën e thellë ku  gjetën trupin e pajetë të fëmijës.” Ky ishte mesazhi që u nis nga prefektura në orën 2:21 pas mesnate në më shumë se 100 media dhe që përfundoi me një përpjekje të dështuar për ta nxjerrë gjallë, vogëlushin Julen Rosello.

Dy javë kaluan të mbushura me pasiguri dhe zhgënjim ndërkohë që pajisja gjigande shponte terrenin e fortë. këto dy javë, mediat e gjithë botës përcollën ankthin për shpëtimin e një jete, që humbi në mënyrë aq makabre

FEMIJA, RENIE TE LIRE DHE TE SHPEJTE DERI NE 71 METRA NENTOKE

“Pozicioni i trupit i vogëlushit Julen përcakton se rënia ishte e lirë, e shpejtë, deri në 71 metra, nivelin ku u gjet”.

Kështu deklaroi sot, përfaqësuesi i qeverisë së andaluzisë, Alfonso Rodrigues gomez de Celis, që shpjegoi fazën e fundit të shpëtimit të të voglit Julen, trupi i të cilit u gjet këtë mëngjes në orën 1:25 në pusin e thellë në Totalan, Malaga, që pas rrëzimit më 13 janar 2019.

Duhet thënë se shpëtuesit nuk morën ndonjë shenjë shpresëdhënëse nga djali gjatë gjithë operacionit.

Gomez po ashtu tha se autopsia do të kryhej në orën tetë të mëngjesit. “Ka pasur disa teste mjekësore paraprake dhe ne shpresojmë se gjatë ditë do të jepen rezultatet e para”, tha ai.

Ndërkohë, një hetim po kryhet nga kreu i Gjykatës së Malagaës, që e hapi procesin të martën e kaluar. “Vlen të kujtojmë se të gjitha detajet do të jenë sekrete. kur rezultati të përfundojë, ai do t’i dërgohet gjyqtarit”, tha.

Fakti që trupi i fëmijës ishte i mbuluar me rërë hedh tezën se në vjeshtë, ajo ka rrëshkitur nga muret e pusit.

Përgjegjësit e mundshëm të vdekjes së fëmijët tani i mbeten në dorë gjyqtarit.

Juleni ra në një pus të hapur për kërkimin e ujërave nëntokësore, për të cilin mungonin lejet përkatëse dhe nga komuna, që gjendej në pronën e një të afërmi, ku ata po përgatiteshin për të një piknik.

Kryeministri spanjollë Pedro Sanches shkroi në Twitter të shtunën: ‘E gjithë Spanja ndjen hidhërimin e pafund të familjes së Julen.

Në gjithmonë do të vlerësojmë përpjekjet e palodhura të atyre që punuar për nxjerrjen e tij gjatë këtyre ditëve.”