Ministrja e Shëndetësisë së qeverisë spanjolle të Pedro Sanchez, njoftoi dje dorëheqjen, pas publikimeve në media për manipulimin e notave për marrjen e një diplome master.

“I komunikova kryeministrin dorëheqjen time”, njoftoi për shtypin ministrja Carmen Monton, rasti i dytë i një dorëheqje të bujshme në qeverinë e re socialiste, e formuar më pak se katër muaj më parë.