Sigal

Autoritetet ndërprenë për disa minuta qarkullimin e trenave me shpejtësi të lartë në Barcelonë. Mësohet se kjo është bërë me kërkesë të ekipeve speciale të Mossos, të cilët dyshonin se në dy trena ka pajisje shpërthyese.

Për këtë policia katalanase bëri evakuuimin e këtyre dy trenave. “Kemi kryer kontrolle në stacionin hekurudhor në stacionin AVE dhe Sants, duke ndjekur protokollet”, shkruan në një njoftim në Twitter policia e Barcelonës. Fillimisht autoritetet ndërprenë qarkullimin e shërbimit në orën 08:21 të mëngjesit.

Më pas kanë kryer kontrolle të bagazheve të udhëtarëve të dy trenave. Më pas në orën 09:00 qarkullimi i trenave ka vijuar normalisht. Mësohet se gjatë kontrolleve të policisë është gjetur një granatë dore.