Spanjë, 350 mijë protestues kundër pavarësisë së Katalonjës

518
Disa qindra mijëra vetë ishin pjesë e një proteste masive në Barcelonë. Policia spanjolle thotë se në demonstratën e të dielës morën pjesë rreth 350 mijë persona. Ndërsa organizatorët e protestës flasin për një pjesëmarrje edhe më të lartë, rreth 950 mijë.

Protesta u zhvillua nën moton “Mjaft”, “Le t’i kthehemi arsyes.”

Në sheshin Urquinaona në kryeqytetin katalanas, Barcelonë, njerëzit kënduan himnin “Viva Espana” dhe valëvisnin flamuj spanjollë.

Në demonstratë kishte shumë pjesëmarrës nga rajone të tjera spanjolle. Edhe nobelisti i letërsisë, shkrimtari Mario Vargas Llosa mori pjesë në protestën për unitetin e Spanjës.
Sigal