Spanja merr vendimin e hekurt, kufizon autonominë e Katalonjës

563
Ashtu sikurse pritej qeveria qendrore spanjolle e vuri nё jetё kёrcёnimin duke vёnё nё veprin nenin 155 tё kushtetutёs, pёrmes tё cilit autonomia e Katalonjёs ose mund tё kufizohet dukshёm ose mund tё shfuqizohet tёrёsisht. Gjendja ёshtё pёrshkallёzuar nё atё masё, sa kryeministri duhej tё vepronte. Ai ishte i vendosur tё rikthente ligjin dhe rendin. Por nga ana tjetёr Barcelona nuk ёshtё e gatshme qё tё tёrheqё tё ashtuquajturёn „shpallje tё pavarёsisё” nga udhёheqёsi i katalonjasve Puigdemont. Eshtё si njё karambolazh masiv nё mjegull nё autostradё.
Njё dёshtim absurd politik
Mjegulla ёshtё nё kёtё rast e natyrёs politike. Ajo qё po pёrjetojmё nё Spanjё, ёshtё njё shkatёrrim i plotё i artit tё shtetit. Mariano Rajoy ka humbur instiktin politik dhe sillet si njё jurist, tё cilit i intereson vetёm shifra dhe jo kuptimi i njё ligji. Si kryeministёr atij i mungon fleksibiliteti dhe inteligjenca emocionale. Ai duhej ta kishte parandaluar prej muajsh, qё konflikti tё pёrshkallёzohej nё kёto pёrmasa duke marrё njё udhё pa krye. Represionet, si arrestimi i udhёheqёsve tё pavarёsisё, bёn qё, ndjenjat tё nxiten edhe mё shumё dhe qё lёvizja t‘i forocojё edhe mё shumё radhёt e veta.
Por edhe qeveria rajonale katalonjase sillet po kaq nё mёnyrё absurde: e nxitur prej ideologjisё, me kokёfortёsi e ҁ’ёshtё mё e keqja nё mёnyrё tё papёrgjegjshme. Kjo trupё nё Barcelonё tё kujton fatalisht njё parlament studentёsh: fjalё tё zjarrta, vendime heroike dhe askush nuk flet pёr pasojat. Luftёtarёve tё pavarёsisё duket sikur nuk u bёjnё pёrshtypje firmat qё po largohen dhe dobёsimi i rritjes ekonomike. As rёnia e numrit tё turistёve nuk u bёn pёrshtypje atyre. Çdo sakrificё duket tё jetё e drejtё pёr ҁёshtjen e madhe.
Politikё identiteti dhe luftё pёr pushtet
Por ҁ’ёshtё ky nacionalizёm pёr tё cilin ndёrtohen barrikada? Nga njёra anё bёhet fjalё pёr njё politikё identiteti, ashtu siҁ po pёrhapet nё mbarё botёn: e fokusuar tek izolimi dhe arroganca kundrejt fqinjёve. Kjo ushqehet prej njё populizmi, qё nё mёnyrё virtuoze i ysht ndjenjat, ushtron njё propagandё tё rafinuar dhe manipulon mjehstёrisht pёrmes rrjeteve sociale.
Pas kёsaj qendron edhe vullneti banal pёr pushtetin i aktorёve nё Barcelonё. Qeveria rajonale katalonjase ёshtё rehatuar nё postet e saj dhe deri mё tani i ka shmangur lehtёsisht akuzat pёr korrupsion.Por ajo besonte se mund ta rriste edhe mё shumё ҁmimin. Carles Puigdemont do qё nga njё ndihmёspresident tё bёhet njё kryeministёr i vёrtetё, tё marrё pjesё nё samite dhe tё jetё dikushi nё skenёn ndёrkombёtare.
Vёshtrim nga e kaluara dhe jo nga a ardhmja
Problemi ёshtё, se tё gjitha nuk shkojnё. Independistas-it e argumentojnё veҁorinё e tyre kombёtare me njё betejё tё humbur nё vitin 1714. Asokohe mbreti spanjoll e mori me njё goditje Barcelonёn. Katalonja ka qenё e pavarur pёr herё tё fundit para dyqind vjetёsh dhe shumё besojnё tani, se u duhet tё rikuperojnё diҁka historikisht. Kjo tё kujton Luftrat Ballkanike apo Brexit, si dhe shpёrthimet irracionale nё pёrgjithёsi prej ёndrrave historike.
Por si duhet tё bёhet konkretisht? 
Katalonja ёshtё njё ndёr motorёt e ekonomisё spanjolle dhe e sukseshme nё nivel global. Kjo funksionon vetёm nё lidhje me shtetin spanjoll dhe me Bashkimin Europian. Tani sipёrmarrjet e mёdha po i tёrhqin masivisht selitё dhe filialet e tyre nga Barcelona – ato nuk duan situata tё pasigurta ligjore dhe shpёrthime nostalgjike ndjenjash. Rajoni jeton dhe punon nё shekullin e 21, por e hedh vёshtrimin pas nё shekullin e 18, nё kohёn e mbretit Philip V. Kjo nuk mund tё pёrballohet. Luftёtarёt pёr pavarёsinё e Katalonjёs duhet tё vendosin qartё pёr njё epokё, e konkretisht pёr kёtё tё sotmen, nё rast tё kundёrt ato vёrtetё do tё humbasin nё histori, njofton DW.
Sigal