Sot zhvillohen zgjedhjet në Holandë

386
Zgjedhjet e sotme në Holandë janë të parat në mesin e disa palë zgjedhjeve që do të mbahen këtë vit në Europë dhe ato shihen si test për unitetin e Bashkimit Europian në kohën e rritjes së ndjenjave nacionaliste në kontinent. Holanda, shtet me 17 milionë banorë, rrallë tërheq vëmendje nga jashtë, por këtë herë është ndryshe. Beteja midis kryeministrit Mark Rutte nga qendra e djathtë dhe Geert Wildersit, populist, i cili ka bërë fushatë për ndalimin e Kuranit, mbylljen e xhamive dhe largimin e vendit nga BE-ja, ka rritur fokusin tek votimet, pasi ndjenjat nacionaliste kanë shkaktuar dy rezultate të papritura, vitin e kaluar. Fillimisht ka qenë vendimi i Britanisë së Madhe për të lënë Bashkimin Europian në referendumin e qershorit. Kjo është pasuar me fitoren e papritur të presidentit amerikan, Donald Trump, në nëntor, i cili ka bërë fushatë me moton “Amerika e para”.
Sigal