Sot takohen liderët e VLAN, pritet vendimi për t’i dhënë fund krizës

474
Sigal

PRISHTINE – Grupet e punës, të mbledhura për t’i dhënë fund krizës politike, pritet të finalizohen sot me një takim të liderëve të bllokut LDK-AAK-Nisma e Vetëvendosje.

Mediat kosovare thonë se blloku do të dalë me disa qëndrime politike, ndërsa kanë mohuar zyrtarisht skenarin e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila pranon të heqë dorë nga postet e kryeparlamentarit dhe drejtimi i qeverisë, me kusht që Blloku të votojë Hashim Thaçin president.

Ndërsa, opsionet e koalicionit të pas zgjedhjeve të 8 qershorit nuk pritet të nxjerrin në dritë ndonjë opsion për tejkalimin e krizës. Në takimin e sotëm do të provohet të arrihet një konsensus që depuetët e Bllokut të mund t’i drejtohen vetë Gjykatës Kushtetuese për sqarime, pak ditë pasi presidentja e hodhi poshtë një kërkesë të tillë nga minoritetet.

Por, siç bëjnë të ditur mediat kosovare, nëse blloku nuk ndërmerr asnjë veprim, do të përballen me afatet kohore të presidentes për kompromis. Kjo, me qëllim evitimin e zgjedhjeve të reja. Kërkesa e eurodeputetes Doris Pack që PDK dhe LDK të fillojë negociatat për koalicion qeverisës, është mirëpritur nga PDK, ndërsa është hedhur poshtë nga LDK, përkatësisht 2 partitë që kanë fituar më shumë vende në parlament.