Sot samiti për krizën e emigrantëve në Bruksel, merr pjesë Rama

545
Sot pasdite mbahet një takim i jashtëzakonshëm i liderëve europianë, thirur nga presidenti i Komisionit evropian Jean-Claude Juncker për të biseduar mbi krizën e rëndë të refugjatëve që ka pushtuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një deklarate komisoni Europian bëri të ditur se Junker ka ftuar në takim krerët e shteteve të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë Maqedonisë, Greqisë, Hungarisë, Gjermanisë, Rumanisë, Serbisë dhe Sllovenisë, ndërsa në mbrëmje u bë e ditur se u shtuan në listën e vendeve pjesmarrëse edhe Shqipëria, Holanda dhe Suedia, meqënëse këto tre shtete konsiderohen si “potenciale” për rrugën e refugjatëve.
Kështu pjesë e takimit do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama dhe më pas pritet të vijojë vizitën e tij zyrtare të parashikuar për në Hong Kong.
Sipas njoftimit zyrtar, tryeza ka për “qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të rrisë konsultimet mes vendeve pjesëmarrëse”, sidomos mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë.
Në një propozim thuhet se liderët europianë dhe ata ballkanikë po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një misioni të ri për kontrollin e kufirit të Greqisë me Shqipërinë e Maqedoninë.
Sipas agjencisë DPA, operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohet në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve, të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”.
Takimi pritet të nisë rreth orës 17 dhe pjesë e tij do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe përfaqësuesit e agjencisë Frontex dhe Zyrës Mbështetëse Europiane për Azilin.
Mini-samiti vjen në kohën kur mijëra klandestinë, të ardhur kryesisht nga siria dhe afgansitani kanë mbetur të bllokuar në kufijtë ballkanikë teska kërkojnë të arrijnë gjermaninë apo vendet skandinave.
Temperaturat e ulëta, shirat dhe kushtet e mjerushme kanë ngritur alarmin se situata mund të përkeqësohet, vecanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.
Sigal