Sot fati për Ramush Haradinajn, policia rrethon gjykatën në Colmar

488
Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku pritet të merret vendimi përfundimtar.

Seanca pritet fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku gjykata pritet të vendosë për rastin e Haradinajt.

Ndërkohë forca të shumta të policisë franceze kanë rrethuar gjykatën ku pritet të jepet vendimin për ish-kryeministrin e Kosovës.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në 4 janar të këtij viti bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë. 
Sigal