Sondazhi/ Pendohen britanikët, 2.6 milionë votues ndryshojnë qëndrimin mbi Brexit

500
Flags of Great Britain and European Union
Sigal

Mbi 2,6 milionë votues britanikë kanë ndryshuar idenë mbi Brexit dhe tani janë kundër daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, sipas një sondazhi të gazetës “Focaldata”.

Sipas të dhënave që sjell kjo e pavarur, nëse këta votues do të votonin për të qëndruar në BE, në referendumin e 23 qershor 2016, sot nuk do të diskutoheshin këto tema, raporton atsh.

Shumica e votuesve që kanë ndryshuar idenë janë laburistët, mesa shihet në sondazhe, dhe kjo duhet të rritë presion tek kreu i partisë, Jeremy Corbyn dhe ta nxisë atë të marrë një pozitë më të ashpër kundër Brexit.