Sondazhet e zgjedhjeve presidenciale: Clinton rimerr përparësinë ndaj Trump

505
Sigal

Demokratja Hillary Clinton dhe Republikanin Donald Trump,
kanë vazhduar të sulmojnë karakteret e njeri tjetrit, gjashtë ditë para
zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përderisa sondazhet nga Reuters
tregojnë që Clinton sërish është në përparësi ndaj Trump, që nga rënia të cilën
e pësoi gjatë javës së kaluar.

Disa
sondazhe kombëtarë kanë treguar ngushtimin e udhëheqjen së Clinton ndaj Trump,
që kur janë rihapur hetimet ndaj Hillary Clinton, për përdorimin e e-mail
privat të saj gjatë kohës sa kishte shërbyer si sekretare e shtetit.

Megjithatë,
sondazhet ditore të publikuara ditën e mërkurë kanë treguar ngritjen e Clinton
për 6%, kështu duke fituar përparësinë e njëjtë që kishte ndaj Trump, para
deklaratës së FBI-së në lidhje me e-mail të saj.

Shenjat
për ngushtimin e garës kanë tronditur tregjet financiare, përderisa
investitorët kanë filluar të marrin parasysh mundësinë e fitores së biznesmenit
nga New York me 8 nëntor.

Investitorët
janë shqetësuar për shkak të pasigurisë së qëndrimeve të Trump duke përfshirë
çështjet e politikave ndërkombëtare, marrëdhënieve tregtare dhe imigrantëve.