Sondazhet anojnë drejt largimit, britanikët kërkojnë lënien e Europës

419
Shumica e popullsisë britanike do të votonin për të lënë Bashkimin Europian në prag të krizës së emigrantëve që përfshiu kontinentin.
Këtë e ka zbuluar një sondazh i bërë përgjigjet e të cilit kanë rezultuar shokuese në një farë mënyre, shkruan Daily Mail.
Nëse një referendum do të mbahej këto ditë për të zgjedhur nëse duhet të qëndrojnë apo të largohen nga Bashkimi Europian, 51% e britanikëve do të votonin për t’u larguar.
Ky sondazh pason një varg të tjera sondazhezh gjatë viteve të fundit të cilat gjithmonë kanë dalë pro Europës.
Sondazhi gjithashtu zbuloi mbështetjen e fuqishme për qëndrimin e David Cameron ndaj kancelares Angela Merkel që i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të marrë pjesë në strehimin e emigrantëve.
Rritja e mbështetjes publike erdhi pasi vetë kryeministri anglez i tha Merkelit në fytyrë: “Mund të largohem nga Europa”.


Sigal