Solidariteti dhe humaniteti për Lagjen e Trimave në Kumanovë….

723
Sot bëhen një muaj nga ngjarjet tragjike dhe katasrofale që ndodhën në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Një muaj pas ngjarjeve tragjike, e vetmja e vërtetë që nuk është kontestuar nga askush deri më sot është se këto ngjarje kanë marrë 18 jetë njerzish, dhe janë shkatërruar tërësisht ose pjesërisht rreth 100 shtëpi, duke lënë mbi 100 familje pa kulm mbi krye. Të gjitha të tjerat që “prodhon” kjo ngjarje e përgjakshme, janë ose mundë të jenë në nivel të spekulimeve, ekskluziviteteve, informacioneve ose dezinformacioneve por edhe “lansimit të spekulimeve nga kuzhinat e njohura ugurzeza ballkanike”. Nuk do të merremi as me informacione, as me dezinformacione të natyrave tjera, por do të shohim gjendjen në aspektin humanitar!!! Qeveria ka premtuar dëmshpërblimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara në objektet familjare-shtëpitë e shkatërruara, dhe për këtë ka formuar një komision që e ka “krye” punën e vet sipas urdhëresave dhe preferencave që kanë marrë nga autoritetet përkatëse. 

Banorët e Lagjes së Trimave, kanë shprehë pakënaqësinë e tyre ndaj punës dhe vlerësimit të komisionit në fjalë dhe janë në pritje të një raporti zyrtar për të thënë fjalën e tyre përfundimtare, por nga ajo që deklarojnë banorët e kësaj Lagjeje, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar tërësisht, dyshojnë në miratimin e një vlerësimi real, duke theksuar se ka shumë raste ku nuk konstatohet dëmtimi dhe shkatërrimi 100% i shtëpisë që është e papardorshme dhe e pariparueshme, por vlerësohen vetëm fragmented e dëmtuara, po qofshin ato edhe shtyllat kontinuale ose transferzale. Për sa i përket strehimit të anëtarëve të familjeve të dëmtuara, kjo çështje disi ka gjetur një zgjidhje të përkohshme, por që nuk përmbush kriteret e sistemimit dhe jetës normale. Për sa u përket ndihmave me artikuj e nevojshëm ushqimor, mjete higjenike, ato sipas banorëve të Lagjes së Trimave në Kumanovë, sipas Këshillit të Emergjencës në këtë Lagje, ato tani për tani përmbushin nevojat e kësaj populate, duke faleminderuar bëmirësit nga të gjitha rajonet shqiptare, shoqatat, komunat, si dhe diaspora shqiptare. Megjithate, bie në sy se këto ndihma vijnë ekskluzivisht nga shqiptarët dhe shoqatat e organizatat që tubojnë shqiptar. Nuk ka asnjë ndihmë nga bashkëqytetarët e komunitetit maqedonas! Si mund të sqarohet kjo situatë që asnjë qytet me popullatë shumicë maqedonas nuk ka dërguar asnjë denar, asnjë shishe ujë, asnjë kilogram makarona, asnjë litër vaj, asnjë thes miell, asnjë pako higjenike për bashkëqytetarët shqiptar të Lagjes së Trimave në Kumanovë!? A është ky fenomen i urrejtjes patologjike?
Pse kështu sillen popullata maqedonase?
Pse asnjë fjalë solidarizimi dhe keqardhjeje për ate që përjetuan këto familje? Mos vallë me këtë dëshmojnë urrejtjen e tyre patologjike ndaj shqiptarëve?
Deri në çfarë shkalle mund të shkoje urrejtja patologjike kur shohin si mbarë bota që e panë fytyrën e brengosur dhe zymtësinë e Zamira Jasharit që ishte një nga ato shumë e shumë Zamira të atyre ngjarjeve që ua ngrinë buzëqeshjen? Mbase ndokush do të konsiderojë se fjalët “urrejtje patologjike” mund të jenë të rënda, të paqëndrueshme, të ashpra dhe të pasakta. Por ama, kur ndodhi përmbytja në Serbi dhe Bosnjë, e tërë Maqedonia ishte në këmbë dhe u treguan tepër human dhe solidar: ndihmat grumbulloheshin përmes xhirollogarive të hapura, telefonatave në numrat e caktuar të kompanive celulare; gati në çdo qytet kishte pika grumbullimi të artikujve ushqimor, pakove higjenike, batanije, dyshekë e donacioneve të ndryshme… Askush nuk kundërshtoi, madje madje edhe shqiptarët kontribuan në grumbullimin e ndihmave, duke u solidarizuar me popullatën e atjeshme. Kjo që po ndodhë tani me abstenimin e plotë të bashkëqytetarëve maqedonas nuk është asgjë tjetër por fenomen për analiza. Pretendojnë se janë besimtar, se janë human, se janë solidar…po kumbetën këto veti? Si mund të sqarohet ndryshe ky fenomen, pos si një lloj kënaqësia që u ndodhi shqiptarëve. Përmbytjet ishin nga Zoti, e lagjja e Trimave në Kumanovë është nga megalomania dhe forca e pushtetit ndaj popullatës së pafajshme, ndaj fëmijëve, ndaj grave, pleqëve e plakave, ndaj të sëmurëve dhe pikërisht kjo është ajo urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve !!! 
Sigal