Snoop Dogg arrestohet në Suedi, këngëtari: Policia është raciste

421
Snoop Dogg është arrestuar nga policia suedeze pas një koncerti në qytetin Uppsala të shtunën e shkuar. Reperi i famshëm amerikan, i dyshuar se ka drejtuar makinën në efektin e lëndëve narkotike, i është nënshtruar një kontrolli të urinës dhe është lëshuar më pas. Por episodi nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit dhe aktorit, i cili në një seri videosh të postuara në ueb, ka akuzuar policinë suedeze se është raciste dhe është betuar se nuk do të shkelë më asnjëherë në Suedi. “Më tërhoqën jashtë nga makina ime dhe më arrestuan për hiç gjë. Nuk kam bërë asgjë”, – thotë Snoop Dogg, në një video të xhiruar me celular, ndërsa ndodhej në makinën e policisë që e po e transportonte në komisariat për testin anti-drogë.
Sigal