Snajperistit i shkrepet arma në tubimin e Presidentit francez, qëllon 2 persona

650
Një ngjarje e rëndë që ka ngjallur panik ka ndodhur ditën e sotme në Francë, gjatë fjalimit të Presidentit Fransua Holond.
Një snajperist ka shkrepur pa dashje armën, së cilës i ishte prishur siguresa. Për pasojë ai ka qëlluar veten, një kamerier dhe një punëtor, teksa Presidenti fliste gjatë përurimit të një linje hekurudhore.
Fatmirësisht nuk ka viktima. Si snajperisti ashtu edhe kamerieri janë plagosur në këmbë.
Sigal