Sllovenia në mbështetje të Kosovës për liberalizim të vizave

541
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, i shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, ka zhvilluar sot një takim me Sekretaren Shtetërore përgjegjëse për çështjet evropiane të Ministrisë së Punëve të Jashtme Sllovene Darja Bavdaž Kuret me të cilën ka diskutuar për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi ai ka marrë edhe njëherë konfirmimin se Sllovenia do të vazhdojë të jetë mbështetëse e proceseve euro-integruese për Kosovën. Kuret i ka thënë Ilazit se qeveria Sllovene mbështet nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Sipas një komunikate për media të kësaj ministrie thuhet se zëvendësministri Ilazi gjatë takimit deklaroi se Kosova pret që viti 2015 të shënoj kthesë pozitive në marrëdhëniet e Kosovës dhe BE-së duke nënvizuar që tani është momenti i duhur që BE të konfirmoj në mënyrë konkrete perspektivën Evropiane për Kosovë përmes nënshkrimit të MSA-së dhe marrjes së rekomandimit për liberalizim të vizave prej anës së Komisionit Evropian deri në fund të këtij viti. Ilazi ka theksuar se këto dy procese janë qenësore për zhvillim dhe stabilitet në vend.
Sigal