Sllovakia do të pranojë vetëm emigrantët e krishterë

487
Në bazë të skemës së BE-së për ndarjen e drejtë të barrës së trajtimit humanitar dhe ligjor të emigrantëve, Sllovakia duhet të marrë rreth 200 emigrantë sirianë nga kampet në Turqi, Itali apo Greqi, por autoritetet e këtij shteti kanë vendosur kritere.Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë, Ivan Metik tha se do të pranohen vetëm të krishterët, pasi sipas tij, “myslimanët nuk do të ndjehen si në shtëpi”.
“Ne duam vërtetë të ndihmojmë Europën në krizën e emigrantëve, por…ne jemi vend tranzit, pasi emigrantët nuk duan të qëndrojnë në Sllovaki. Mund të marrin 800 myslimanë, por ne nuk kemi asnjë xhami në Sllovaki”, tha Metik. Agjencia e refugjatëve e OKB-së (UNHCR) u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Europian të pranojnë një numër të caktuar refugjatësh sirianë për të përballuar emigracionin klandestin. 
Sigal