Skoci/ Kthyen shtëpinë në fermë kanabisi, kapen dy shqiptarët

473
Sigal

Drogë me vlerë 150.000 paund është gjetur në një fermë në qytetin e Galashiels në Skoci.

Policia e Skocisë bastisi një pronë në Channel Street dhe gjetën rreth 700 bimë kanabisi.
Në prangat e policisë ranë dy të rinj shqiptarë, të cilët dolën ditën e djeshme para Gjykatës së Selkirk Sheriff për prodhim kanabisi.

Mirjan Kastrati, 29 vjeç dhe Korb Halilaj 23-vjeç, akuzohen për prodhimin e kanabisi dhe furnizim me drogë.

Asnjëri prej tyre nuk shfaqi pendesë në gjykatë dhe rasti i tyre do vazhdojë për shqyrtim të mëtejshëm.

Kastrati dhe Korabaj do qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e ardhshme gjyqësore.