Skandali, paqeruajtësit e OKB:Seks në këmbim të shuarjes së varfërisë

484
Qindra femra në Liberi dhe Haiti janë detyruar të ofrojnë seks për shkak të urisë dhe varferisë. Gjetjet janë publikuar në një dokument të zyrës së shërbimeve për mbikëqyrje të brendshme, e Organizatës së kombeve të Bashkuara.
Raporti tregon se ne vitet 2008-2013 ka patur 480 raste shfrytezimi seksual dhe abuzimesh. Femrat jane paguar me para ne dore, bizhuteri, telefona celulare dhe objekte te tjera.
Sipas raportit, një e treta e abuzimeve përfshinin fëmijë. Evidencë prej dy misioneve paqeruajtëse ne Liberi dhe Haiti ka treguar se rastet e tilla te shitjes se seksit jane shume te zakonshme ne misionet paqeruajtëse, por te paraportuara.
Në rast se nuk paguheshin, disa femra kanë mbajtur dokumentet e identifikimit të paqeruajtësve dhe kane kërcënuar të bëjnë publike veprimet e tyre në rrjetet sociale.
Gjatë vitit 2014 janë bërë 55 denoncime për raste te tilla, 11 më pak se në vitin 2013.
Departamenti i misioneve paqeruajtëse në OKB deklaroi se vitet e fundit misionet paqeruajtëse janë rritur, ndërkohë që rastet e tilla të abuzimit janë zvogëluar, megjithatë mosraportimi i rasteve mbetet problematik. 
Sigal