Skandali në SHBA/ Kompania që lobon për PS ka marrë para nga diktatori Asad

443
Ballard Partners, kompania që ka një kontratë të rregullt lobimi me Partinë Socialiste Shqiptare është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Mediat në Uashington shkruajnë se kompania e njohur rezulton se ka marrë para nga një biznesmen sirian që njihet si aleat dhe mik i diktatorit Bashar Al Asad.Paratë janë marrë për të ndikuar në administratën e SHBA lidhur me zhvillimet në Siri dhe marrjen e mbështetjes për diktatorin sirian.Skandali ka tërhequr vëmendje për shkak se një javë më parë SHBA urdhëroi bombardimin e disa fabrikave ushtarake në Siri ku prodhoheshin armë kimike. Mediat në SHBA shkruajnë se ky lobim është një kërcënim për sigurinë, pasi firmat lobuese po dalin kundër sigurisë kombëtare të SHBA.Kujtojmë se Ballard Partners është firma e lobimit në SHBA e cila ka marrë përsipër dhe imazhin e Partisë Socialiste. Një pjesë e kontratave mes Ballard dhe PS nuk janë publikuar. Gazetari i revistës “Mother Jones”, Dan Friedman, i cili ka bërë disa artikuj për financimin e partive shqiptare pranoi dje në një intervistë në “Zërin e Amerikës” se nuk ka arritur të marrë të dhënat zyrtare nga PS në Tiranë dhe as nga kompnia në SHBA. “Për artikullin e mëparshëm unë kërkova kontakt me këtë grup që quhet Ballard Partners. Ata kanë një ish-kongresmen me emrin Robert Wexler. Unë u përpoqa të flas me të për shkrimin tonë të mëparshëm, por ai refuzoi të fliste”,- tha Frideman.Çuditërisht edhe shkrimet e disa medieve investigative në Shqipëri që merren më zbardhjen e financimeve të partive shqiptare nuk kanë sjellë asnjëherë të dhëna të sakta për kontratat e PS me këtë kompani e cila tani operon në disa vende të rajonit. Vitet e fundit ajo ka nënshkruar kontrata lobimi me Partinë Socialiste të Shqipërisë, presidentin turk, Rexhep Tayp Edrogan dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.Në të dhënat zyrtare në SHBA ka shifra shumë të papërfillshme të paguara nga PS, gjë që nuk i justifikon shërbimet e shtrenjta që ofron kjo kompani. Ballard Partners u rendit e para në vitin 2017, si kompania me më shumë fitime nga lobimi në SHBA. Për shkak të faturave të “kripura” kompania punon kryesisht me klientë vendet e Gjirit Persik. Së fundi ajo ka gjetur klientë të besuar dhe në disa vende të Ballkanit.
Sigal