Skandali i ambasadores së Maqedonisë në Kroaci

528
Ambasadorja e Maqedonisë në Zagreb, Daniella Karagjozoska, para disa ditësh e festoi ditëlindjen e vajzës së vet në Shkup. Ajo në profilin e Facebook ka nxjerrë fotografi intime të festës, ndërkaq është parë se si është zbukuruar vetura zyrtare “pasat” e ambasadores. I janë ngjitur shirita me shkrime “Happy Birthday”, ndërkaq vajza e ambasadores mban balona dhe lule, shkruan mediat në Maqedoni. Diplomatë nga MPJ-ja për këtë gazetë thonë që kjo është skandaloze dhe sjellje e papranueshme e një ambasadori, sepse vetura duhet të përdoret vetëm për punë zyrtare, është joserioze të përdoret për mbrëmje private, sepse i ka të shënuara shenjat diplomatike.
Sigal