S’ka paqe në Turqi: Terroristët godasin për herë të tretë, shpërthen makina bombë në mes të qytetit të Izmirit

399
Sigal

Në Izmir të Turqisë ka ndodhurshpërthimi i një makine bombë,
ku deri më tani numërohen 11 të plagosur.

 Sipas mediave vendave shpërthimi i fuqishëm ndodhi
para një gjykate, dhe njoftohet se dy terrorisë janë qëlluar për vdekje gjatë
përplasjeve me policinë, ndërsa 1 i tretë është ende në kërkim.

 Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital. Në
pamjet e transmetuara në rrjetet sociale shihen disa makina të djegura, ndërsa
ende nuk ka njoftime nëse bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist.

 Kujtojmë se gjatë natës së vitit të Ri, një person
hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke lënë të vdekur 39 persona si dhe
dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa gjatë ditës së djeshme një person hapi
zjarr në një lokal në Stamboll duke plagosur një burrë dhe një grua.