S’ka marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës për furnizimin me gaz

438
Sigal

Rusia dhe Ukraina nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje mbi furnizimin me gaz për dimrin që vjen për shkak të problemeve të Kievit dhe pamundësisë së saj për të paguar. Pas bisedimeve një ditore në takimin mes dy vendeve e ndërmjetësuesve të Bashkimit Europian në Bruksel, Komisioneri Europian për Energjinë, Guenther Oettinger, deklaroi se të tre palët pjesëmarrëse ranë dakord në një çmim fillestar prej 385 dollarë për metër kub, por vetëm nëse bëhen me parapagesë nga Ukraina. 

Por në një prononcim tjetër Ministri Rus i Energjitikës Aleksandër Nokav deklaroi se Moska është ende në pritje të një sigurie ekonomike mbi pagesën që Kievi i detyrohet për të paguar faturat energjetike ende të papaguara. 

Negociatorët e tri palëve përfaqësuese, Ukrainë-Rusi-BE, dështuan të përmbyllnin një marrëveshje përfundimtare në këtë takim, dhe vendosën që të takohen sërish me shpresën e një akordi të mërkurën e ardhshme, më 29 Tetor.