Sjell në jetë vajzën teksa ishte në koma

502
Një grua në Angli solli në jetë një vajzë teksa ndodhej në koma dhe nuk ka asnjë kujtim për këtë ngjarje. Deanne Harry u vendos në koma pasi thuajse vdiq për shkak të një komplikacioni.
Ajo u zgjua 3 javë më vonë në spitalin King’s College në Londër.
Gjëja e fundit që 35 – vjeçarja mban mend është bashkëshorti i saj David, që bënte shaka përpara se ajo të futej në sallë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes cezariane.
Ku u zgjua, Deanne nuk e njohu të bijën.
Përpara se ta operonin, gruaja shfaqi shenja të presionit të lartë të gjakut, që në të shumtat e rasteve rrezikon jetën e nënës dhe bebes. Kjo gjendje çoi në mos funksiononim të veshkave, e kjo bëri që mjekët ta vinin atë në koma.
Gruaja ishte dyfish me fat, pasi mjëket arritën t’i gjenin gjithashtu një donator të veshkës, duke i shpëtuar kështu jetën
Sigal