Situatë katastrofike në Hawaii, ‘lumi i zjarrtë’ rrezikon autostradën kryesore që shërben si rrugë shpëtimi

832
Sigal

Hawai po përballet prej dy javësh me katastrofën natyrore më të rëndë të 5 dekadave të fundit, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea.

Llava kërcënon të bllokojë një autostradë kryesore të shtetit, që shërben si rrugë shpëtimi për banorët e brigjeve ndërsa dy nga 22 të çara ishin bashkuar.

Lumenjtë e llavës që dalin nga vullkani Kilauea në Hauai janë shtuar dhe shpejtuar ditët e fundit duke kërcënuar më shumë shtëpi, ndërsa autoritet po bëhen gati të urdhërojnë me mijëra evakuime të tjera.

Një rrjedhë lave po përparonte me shpejtësi drejt juglindjes me një shpejtësi 270 metra në orë. Shkencëtarët thanë se rrejdha ishte 2.4 kilometers larg oqeanit.

Ndërsa magma shkatërroi katër shtëpi të tjera, ajo pritej të godiste autostradën 137 nëse vazhdonte të përparonte me të njëjtën shpejtësi.

Garda Kombëtare e Havait, paralajmëroi për evakuime të detyrueshme nëse rrugë të tjera bllokoheshin.

Dy lagje me afro 2 mijë vetë u detyruan të evakuohen, ndërsa lava shkatërroi 40 struktura.

Me dhjetëra shtëpi janë djegur qëkur vullkani shpërtheu në fillim të majit, ndërsa me qindra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Por veç Veç llavës përcëlluese dhe hirit vullkanik, autoritetet paralajmëruan banorët edhe për rrezikun e gazrave toksike që krijohen kur llava e nxehtë takohet me ujin e ftohtë të oqeanit dhe që tani kanë nisur të shpërndajnë maska për frymëmarrjen në popullsi.

Një parashikim jo shumë shpresëplotë vjen dhe nga shkenctarët të cilët kanë thënë se nuk mund të parashikojnë nëse lumi I zjarrtë do të ndalojë dhe  kanë këshilluar banorët që të jenë në gjendje gatishmërie, duke lënë arratinë si mundësinë e vetme.