Situata politike, media austriake: Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës

468
Përmes një analize për situatën në Maqedoni, të titulluar “Maqedonia i thotë lamtumirë Evropës” media austriake ‘Der Standard’ shkruan se presidenti maqedonas George Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajnë vendin në një lojë shahu.
“Diplomatët e shumtë evropianë po kërkojnë një zgjidhje për bllokimin në Maqedoni. Por, partia nacional-konservatore VMRO-DPMNE me ndihmën e shërbëtorit të saj, Ivanov, po qëndron në pushtet në kundërshtim me rregullat demokratike dhe vlerat evropiane. Por, miqtë autoritarë në Hungari dhe Poloni po vazhdojnë të japin mbështetje për regjimin në Shkup”- shkruan në analizën e saj ekspertja e njohur austriake për Ballkanin Adelheid Wölfl.
“Ivanov nuk është i gatshëm për t’i dhënë mandatin për të formuar një qeveri të Social Demokratit, Zoran Zaev, pasi të zgjidhet president i ri i Kuvendit. Me kërcënimet e tij, ai dhe partia e mbajnë vendin në një lojë shahu. Shumë kanë frikën nga një konflikt i dhunshëm dhe tensione etnike duke përdorur propagandën e VMRO-së “- thuhet në shkrim.
“Dështimi i përpjekjeve për të demokratizuar vendin e vogël ballkanik nga BE-në dhe SHBA-në ka pasoja rajonale. BE-ja po bëhet gjithnjë e më shumë një perspektivë e largët. Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në këtë rast kërcënojnë me tone nacionaliste për një ‘Shqipëri të Madhe’”, shkruan më tej ‘Der Standard’.
Sigal