Situata në Ukrainë, Separatistët në Donetsk kërcënojnë rifillimin e luftës

434
Edhe pse për momentin situata duket e qetë , ku palët po respektonë marrëveshjen e Minskut, gjendja në Ukrainë është e brishtë, aq sa është dashur pak që separatistët të kërcënojnë se janë gati për luftë. Të pozicionuar në afërsi të aeroporit të Donetsk, ata kanë deklaruar se do të mbrojnë pozicionet e tyre nëse sulmohen nga forcat shtërore të armatosura. Kjo deklaratë vjen mënjëherë pasi presidenti i vendit Petro Poroshenko tha se ka në plan të rimarrë kontrollin e aeroportit strategjik të vendit.
Por ajo që tashmë duket nga aeroporti është kjo gërmadhë. Gjithcka është shkatërruar nga luftimet, pasi kompleksi është përdorur si vendstrehim dhe pikë luftimi për separatistët por edhe ushtarët e shtetit. Të paprekur kanë mbetur disa mure si dëshmi e asaj që dikur këtu kishte një jetë normale dhe njerëz që fluturonin drejt vendeve të tjera.
Ndërkaq Edëard Basurin, zëvendës komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, theksoi se nuk do të tërhiqet nga aeroporti për shkak të pozicionit të tij strategjik gjeografik. Ai tha se në bazë të marrëveshjes nuk do të iniciojnë sulmin, por nëse sulmohem ata do të përgjigjen.
Sigal