Situata në Kosovë, Bushati: “Kosova ka sfidë konsolidimin e subjektivitetit juridiko- ndërkombëtar”

456
Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe bllokimin e punës parlamentare.
Bushati thotë se është i shqetësuar nga precipitimi i situatës politike në Kosovë.
Sipas tij shteti më i ri në Ballkan, ndodhet përballë sfidave të mëdha të shtetndërtimit demokratik.
“Kosova ka sfidë konsolidimin e subjektivitetit juridiko- ndërkombëtar” thotë Bushati.
Reagimi i Bushatit vjen pas dështimit të seancës së radhës në Kuvendin e Kosovës.
Punimet e Kuvendit u ndërprenë që në nisje për shkak të hedhjes së gazit lotësjellës nga deputetë të opozitës.
Sigal