Siriani që u pengua nga gazetarja hungareze ekzekutoi 50 kurdë

398
Pati shumë solidaritet për refugjatin sirian Osama që u pengua nga një gazetare hungareze teksa mbante në krah djalin e tij. Klubi i futbollit Real Madrid madje e ftoi atë dhe djalin e tij të shikonte në stadium një ndeshje futbolli. Por në të vërtetë refugjati sirian nuk është edhe aq paqësor sa duket. Sipas kurdëve Osama është një militant i Al Nusra, një organizatë xhihadiste. Al Nusra shtrihet në Siri dhe është organizatë simotër e Al Kaedas.
“Osama ka luftuar për Al Nusran përpara se të largohej nga vendi”, sigurojnë burimet kurde. Jo vetëm kaq. Në Kurdistan atë e identifikojnë si luftëtar të Al Kaedas. Sipas burimeve Osama ka qenë i përfshirë në ekzekutimin mizor të 50 kurdëve. Madje burimet shkojnë më tej duke thënë se të gjitha ato që janë thënë për Osamën janë shpikje. “Ai nuk ka qenë trajner futbolli ashtu sikurse pretendon. Ai ka qenë një xhihadist dhe vrasës, asgjë më shumë”.
Sigal