Siria ime e kapur nga obskurantizmi fetar

63

Tragjedia që po konsumohet në Siri, është ajo e një vendi që historikisht është shquar prej mijëra vjetësh duke ditur të ruajë zakonet sociale e kulturore më të përparuar të botës arabe. Pyetja është kjo: çfarë fundi do të kenë hapat esencialë socialë të hedhura drejt modernitetit, superkalimi i gjuhës arkaike të “minorancave”, dhe “besimeve fetare”, nënshtrimit të dhuruar me “ligjin” e një pretendimi fetar? Në fakt, nëse flitet për Sirinë është e domosdoshme të ndahet nga regjimi, udhëtarët dhe shoqëria.

Regjimi është i pambrojtshëm, si të gjithë regjimet arabe, që duhen ndryshuar. Por, nuk është kjo thelbësorja. Katastrofa e viktimave nuk shërben për asgjë, nëse nuk shtrohet çështja qendrore: rilindja e shoqërisë. Revolucioni është i heshtur në shikim. Nuk thotë gjëra, aq më pak se si duhet ndryshuar; nuk sqaron si do të jetë “pas regjimit”. Diskutimi i unifikuar sot është bërë mbi të gjitha regresiv. Përfshin një gjuhësi medievale, që insiston me të ashtuquajturat, propozon ndarje të sunito-shitëve, alavitëve-kristianëve, në vend që të promovojnë “qytetarin”, për shembull kristian, të dhënë me të gjitha të drejtat e veta të sunitëve, por dhe me të njëjtat detyra. Për çfarë shërben një revolucion në një vend arab nëse nuk realizohen dy gjera esenciale? Së pari, të drejtat e grave, duke filluar nga liria e tyre për ligjin fetar; së dyti, ndarja e fesë nga e gjithë ajo që quhet politikë, shoqëri, kulturë, derisa feja të jetë një eksperiencë individuale, larg institucioneve.
Një revolucionar i vërtetë nuk mund të flas këtë gjuhësi, mbi të gjitha në një vend, si Siria, ku prej mijëra vjetësh numërohen mbi 20 degëzime fetare. Nuk mund të biem dakord me regresin e jashtëzakonshëm të cilin e ndeshim sot në botën arabe. Mbas 200 vjet luftë dhe përkushtim, për modernizimin, progresin, lirinë, nga ditët kur Muhammad Ali në Egjipt, ndërmjet shtatëqindës dhe tetëqindës, i cili hapi portat e modernizimit, porta që tani ngjajnë si të mbyllura. Duhet të jetë vërtetë tragjike nëse çlirohemi nga një fashizëm ushtarak për të vendosur në vend të tij një tjetër fashizëm me stampë fetare, nëse Siria do të rrëmbehet nga interesat strategjike ndërkombëtare, ku lufta tani paraqet dy fronte kundërshtimi: nga një anë Perëndimi, nga ana tjetër Rusia dhe Kina. Për çfarë u shërben revolucioni ynë? Dhe çfarë tipi revolucioni do të bëhet nëse udhëhiqet nga forca të jashtme? Të mbështetesh tek interesat e jashtme duhet të quhesh antirevolucionar. Është përshkrimi për një luftë civile ndofta e sjellë nga të tjerët, me projekte të hartuara diku gjetkë. Dhe nëse për luftën civile askush nuk di se ku do të shkojë, çfarë do t’u ndodh kristianëve, minorancave, grave? Për të gjitha këto opozita duhet të flas me qartësi shumë të madhe, duke u shprehur për të ardhmen e këtij vendi të madh. Siria ka të drejtë të ketë një regjim të drejtë për popullin e vet. Krimi i sotëm është shkatërrimi i këtij populli. Një pjesë e fajit i takon Perëndimit, që shkon dhe mbështet forcat me sens fetar osé hapur fetare në botën arabe. Nuk tregon interes për njeriun, për të drejtat e tij; duke u shfaqur ngjashmërish se udhëhiqet nga interesat e saj. Duket sikur do të veprojë gjersa bota arabe të ekzistojë, dhe Siria të bjerë në kohën e obskurantizmit të mesjetës.

*Poet sirian, kandidat për Nobel

Marre nga gazeta italiane “La Repubblica”(19 korrik 2012). Përktheu për Telegraf: Luan Shmilli