Siri, vritet Kosovari, është dashur të ndodhej në arrest shtëpiak

453
Në vend se të ishte në arrest shtëpiak, Bekim Mulolli nga Prishtina, ka vdekur para rreth dhjetë ditësh, në luftimet fetare në Siri. Vdekjen e Bekimit e ka konfirmuar familja Mulolli, e cila ndodhet, në lagjen Kodra e Trimave (Vranjevc) në Kryeqytet. Familjarja e të vrarit ka rrëfyer se djali i tyre është vrarë “në tokën e Shamit” në Siri, para disa ditëve, përderisa trupi i tij ende nuk është sjellë për t’u varrosur në Prishtinë. “Djali m’u ka vra qe nja 10 ditë në Sham” ka thënë plaka me lot në sy, që është identifikuar si nëna e Bekimit, ndërkohë që biseda me të është ndërprerë pas ndërhyrjes së familjareve të cilat thanë se është “amanet” i Bekim Mulollit për të mos folur me askënd. I vrari, Bekim Mulolli, do duhej të ishte në Kosovë pasi që është pjesë e një procesi gjyqësor të nisur kohë më parë, ku akuzohej për organizim dhe pjesëmarrje në grupe të dyshuara terroriste dhe po ashtu për sulm dhe nxitje të urrejtjes fetare.
Avokati i Bekimit, Mentor Neziri thotë se nuk është në dijeni se klienti i tij ndodhej tash e disa muaj jashtë vendit e as se ka përfunduar i vrarë. Ai pretendon se ka kohë që nuk ka qenë në kontakt me Bekim Mulollin edhe pse vazhdon ta ketë klient. “Qe një muaj nuk kam kontakte me të . Nuk kom informacione tjera. Nuk besoj qe ky e ka lëshuar Kosovën”, tha avokati Neziri. Mediat kan tentuar të kontaktojë me  Policinë e Kosovës për të marrë edhe versionin e tyre rreth rastit, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Bekim Mulolli bashkë me katër të akuzuar tjerë ishin arrestuar me 5 nëntor 2013, nën dyshimet për organizim dhe pjesëmarrje në terrorizëm. Ndaj tij dhe katër të dyshuarve tjerëve, Valon Shala nga Bresalci (Gjilan), Adrian Mehmeti nga Gjilani, Genc Selimi nga Bresalci (Gjilan) dhe Nuredin Sylejmanit, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë tek 14 muaj pasi ishin mbajtur në paraburgim.
“Të pandehurit janë arrestuar në Prishtinë duke u përpjekur të blejnë një numër të madh të armëve dhe municionit sulmues ushtarak, si rezultat i hetimeve në vazhdim e sipër të Drejtorisë së Policisë së Kosovës (PK) kundër Terrorizmit, dhe të agjencive të tjera, për sulme të rëndë të kryer kundër dy misionarëve të krishterë nga Shtetet e Bashkuara”, përmendej në njoftimin për aktakuzë ndaj tyre ku edhe njoftohej se rasti ishte duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK’së.Mulolli që në seancën e parë të mbajtur me 11 shkurt të këtij viti (2015) e kishte pranoi fajësinë për sulm të rëndë, ndërsa të arrestuarit bashkë me të, të ngarkuar për kryerjen e veprave që lidhen me terrorizmin, e konsideronin veten të pafajshëm. Kështu, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte ndarë lëndën e Mulollit pasi ai dyshohej vetëm për sulm ndaj dy misionareve të krishtera ndaj të cilave gjatë pranimit të fajësisë shprehu keqardhje për sulmin e ndodhur dy vjet më parë.
Derisa me 28 prill, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte marrë vendim për lirim e tre të akuzuarve, Valon Shala, Nuredin Sylejmani dhe Genc Selimit, të cilët ishin arrestuar bashkë me Mullollin. Ndërkaq po e njëjta gjykatë ia kishte vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj tjerë të dyshuarit tjetër në këtë grup Ardian Mehmetit .Ndërsa në Maj të 2015’së, ndaj Mulollit, Gjykata kishte hequr masën e paraburgimit duke e caktuar atë me masën e arrestit shtëpiak me detyrim paraqitje në stacionin policorë, ndërkohë që pas seancës për pranimin e fajësisë, po Gjykata Themelore nuk e kishte marrë parasysh fajësinë me arsyetimin se ai nuk kishte deklaruar se veprën penale e kishte kryer bashkë me Sylejman Nuredinin, që ishte po ashtu i akuzuari tjetër në po të njëjtin grup. Bekim Mulolli tashmë është vrarë, por luftën përkrah grupit terrorist ISIS në Siri tash e vazhdon vëllai i tij Bashkimi i cili që nga viti 2012 ndodhet atje duke e lënë punën e tij të vjetër në Kosovë, taksi me makinë kombi. Sipas të dhënave deri më tani në Siri dhe Irak kanë vdekur rreth 50 shtetas kosovarë ndërkohë që edhe qindra të tjerë ndodhen atje.
Sigal