Sigal

Një ushtar dhe qenushi i adhurueshëm të cilin e shpëtoi nga lufta në qytetin e luftës në Siri janë takuar më në fund pas disa muajsh . Eksperti i çmontimit të bombave Sean Laidlaw 30 vjeç shpëtoi qenushin e vogël “Barrie” ,  pasi e nxorri nga rrënojat e një ndërtesë në Siri në shkurt të 2018-ës.

Sean dhe miku i tij më i mirë, kanë qenë bashkë në 5 shtete përfshirë këtu dy zona lufte  dhe kanë udhëtuar të paktën 12 orë bashkë për të shijuar momentin më të lumtur.  Sean nga Hornchurch, bëri të paktën 2 ture në Afganistan ,  pas 10 vitevsh si inxhinier i familjes mbretërore, përpara se të kthehej në zonën e luftës si ekpert bombash.

“Ndihem sikur ajo ka shpëtuar jetën time dhe jo unë jetën e saj”, tha ai.