Siri, shpërthim në kufi me Turqinë, të paktën 43 të vdekur

414
Sigal

Të paktën 43 persona janë vrarë nga
një shpërthim i një makine bombë në qytetin sirian të Azazit, pranë kufirit
truke, shkruan BBC.

Shpërthimi ndodhi jashtë një gjykate të
qytetit, vetëm 7 km larg nga kufiri me Turqinë.

Qyteti i Azazit ka qenë kohët e fundit
në shënjestër të sulmeve të Shtetit Islamik. Shpërthimi i fundit vjen pas
armëpushimit ndërkombëtar të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij
sulmi, për të cilin disa raporte jo zyrtare thonë se janë vrarë 60 persona dhe
shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Observatori sirian për të Drejtat e
Njeriut tha se mes viktimave ishin gjashtë rebelë, dhe pjesa tjetër besohet të
jenë civilë.