Siri, SHBA rinis sulmet ajrore mbi një bazë ushtarake ku nisi sulmi kimik

506
Dy ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi nisjen e sulmeve në Siri, gjatë ditës së sotme kanë rinisur sërish sulmet ajrore. Sipas CNN sulmet kanë rinisur mbi një bazë ushtarake në qytetin Khan Sheukhoun, prej nga nisi edhe sulmi me gaz kimik nga regjimi i Asad ku u vranë 80 civilë mes të cilëve gra dhe fëmijë.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë tensionuar shumë kohët e fundit për shkak të Sirisë. Dy ditë më parë ushtria amerikane hodhi 59 raketa në një zonë ushtarake të Bashar Al-Assad , me sulmin që nisi në 4:45 të mëngjesit, duke vrarë 5 persona dhe plagosur shumë të tjerë.

“Edhe foshnje të bukura u vranë në mënyrë brutale. Është një vdekje e ngadaltë dhe barbare. Asnjë fëmijë i Zotit nuk duhet të vuajë një horror të tillë. Kryem sulmet e para, por do shihni që ky është vetëm fillimi” tha Trump pas nisjes së sulmit.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin i ka quajtur sulmet ajrore amerikane në Siri një “akt i paligjshëm agresioni”
Sigal