Siri, refugjatët sirianë ndalohen nga militantët e ISIS pak metra larg arratisjes në Turqi

560
Terroristët e ISIS detyruan mijëra refugjatë sirianë, që po përpiqeshin të arratiseshin nga territori i zënë nga ekstremistët, të ktheheshin mbrapsht vetëm pak metra larg kufirit me Turqinë.
Trupat turkë shikonin, pa mundur të bënin gjë se si terroristët e armatosur të ISIS bllokuan kufirin në Tal Abyad, nga i cili më parë kishin kaluar 13 mijë civilë.
Burra, gra e fëmijë u ndaluan vetëm pak metra larg fitimit të lirisë dhe sigurisë.
Ministria Shëndetësisë në Turqi konfirmoi se 13 mijë njerëzë kanë kaluar kufirin në 10 ditët e fundit. Një deklaratë e dhënë nga Forcat e Armatosura kurde njoftoi se ISIS ka humbur kontrollin e zonë Suluk dhe forcat kurde po avancojnë drejt qytetit të Tal Abyad.
Sigal