Siri: Rebelët refuzojnë ndihmën e Rusisë për mbështetje ushtarake

466
Rebelët e Armatës së Lirë Siriane (FSA) kanë refuzuar ofertën e Rusisë, për mbështetje ushtarake, raporton BBC. Zëdhënësi i FSA-ës, ka thënë se ata nuk mund t’i besojnë Moskës dhe për këtë nuk kanë pranuar ndihmën e tyre. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavroc ka thënë dje se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë grupet rebele siriane, nëse ata i sulmojnë militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Rusia e cila është aleate e qeverisë në Siri, është duke zhvilluar atje sulme ajrore që nga muaji i kaluar. Rusia ka deklaruar se sulmet e saj në shumicën e rasteve kanë goditur caqet militantëve islamik, por vendet perëndimore kanë deklaruar se ato kanë goditur fraksionet e FSA-së, që mbështeten nga këto vendet dhe shtetet tjera, të Gjirit Persik.
Sigal