Siri, OSDH: Regjimi kryen një tjetër sulm kimik pranë Damaskut

622
Të paktën 21 raste asfiksie, që përfshin veçanërisht fëmijët, u njoftuan sot në Siri në një qytet të Gutas lindore, enklavë rebele që ndodhet në lindje të Damaskut ndërkohë që një OJQ akuzon regjimin për kryerjen e një sulmi të ri kimik.
“Nëntë civilë janë vrarë nga predhat e rebelëve në një lagje të Damaskut”, sipas televizionit shtetëror sirian.
Që prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011, pushteti i Bachar al-Assad është akuzuar disa herë nga hetuesit e OKB-së për përdorim të gazit klor ose gazit sarin gjatë sulmeve kimike, shpeshherë vdekjeprurëse, raporton ‘ata’
“Pas lëshimit të rajetave nga forcat e regjimit në sektorin në perëndim të qytetit të Dumas, një tym i bardhë u përhap duke shkaktuar 21 raste asfiksie”, njoftoi sot Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
“Gjashtë fëmijë dhe gjashtë gra bëjnë pjesë mes të plagosurve”, sipas OSDH-së.
“Banorët dhe burime mjekësore përmendin efektet e gazit klor, por OSDH-ja nuk mund ta konfirmojë”, theksoi drejtori i OJQ-së, Rami Abdel Rahmane.
”Pacientët vuajnë nga përkeqësimi i rrugëve respiratore, vështirësi në frymëmarrje, teshtimat dhe skuqja e syve”, sipas doktorit Bassel, një zyrtar i spitalit të Dumas ku janë transferuar.
Sigal